Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, Chris Murphy, është cituar të ketë deklaruar se Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen në mënyrë agresive në Ballkan. Ai fajësoi autoritetet e Kosovës për tensionet aktuale në veri të vendit. Ne duhet të angazhohemi në mënyrë agresive në Ballkan për të mbrojtur paqen, sepse tani nuk mund ta përballojmë shuarjen e zjarreve të vërteta në atë rajon”, tha Murphy, pas kthimit në Uashington nga një vizitë në vendet e Ballkanit bën të ditur Radios Evropa e Lirë. Tensionet në veri të Kosovës janë të larta, prej se Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të tri komunave me shumicë serbe – Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – të hyjnë në ndërtesat komunale, më 26 maj, përkundër rezistencës së banorëve lokalë. Revolta e tyre u shndërrua në përleshje të dhunshme me pjesëtarë të misionit të NATO-s, KFOR, më 29 maj. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, fajësoi Qeverinë e Kosovës për veprimet që çuan në përshkallëzim të tensioneve në veri dhe rritje të destabilitetit.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …