Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri e ka akuzuar Kryeministrin Albin Kurti për përkeqësimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke iu drejtua me ironi e përbuzje me fjalët: kush je ti vega jote me bo hajgare me Amerikën. Ti mendon që mund ta mashtrosh një popull, sikur i ke mashtruar kur ke i ke marrë 51 për qind të votave. Populli e di shumë mirë kush është Amerika, populli edhe ti edhe krejt na e kemi obligim ta përçojmë amanetin e të parëve tonë se kush është Amerika prej Presidentit Vilson që e ka siguruar pavarësinë e Shqipërisë e deri te ky i fundit që është në krah tonë. E ti, vega e jote me bo hajgare me Amerikën” ka thënë Tahiri, ndërkohë që Albin Kurti ishte larguar nga salla e Kuvendit.
Kontrolloni gjithashtu
BE: Urdhër arresti për Netanyahun nuk është një vendim politik, por i drejtësisë
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, deklaroi se vendimi i …