Panairi ” Dyert e Hapura” mbledhë institucionet publike dhe bizneset  private Malishevase

Panairi ” Dyert e Hapura”, organizuar nga Qendra e Kompetencës ” Kujtim Krasniqi”, bënë bashkë, institucionet publike të Komunës së Malishevës, bizneset e sektorit privat që zhvillojnë veprimtarinë e tyre, profesorët e kësaj qendre profesionale dhe nxënësit. Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi me bashkëpunëtorët e ekzekutivit dhe përfaqësues të kuvendit komunal, mori pjesë në këtë panair dhe nga fjala e tij veçojmë. ”Pikërisht, më 2 qershor, Kujtim Krasniqi, ra për çlirimin e vendit, për lirinë e Kosovës, shkollës shqipe, prandaj sot ju mësimdhënës dhe nxënës, biznese private të komunës sonë, kemi obligim para këtij brezi të bashkohemi dhe të punojmë fortë për të ardhmen e fëmijëve tanë, ne nga institucionet publike nuk do të kursejmë  asgjë vetëm e vetëm të krijojmë zhvillim ekonomik, mirëqenie familjare sepse kur bashkëinvestojmë në resurset humane tonat, ne përmbushim një pjesë të përgjegjësive tona”. Në këtë frymë mesazhi ishte edhe drejtoresha e arsimit, Arbëreshë Krasniqi ”Ky bashkëpunim edhe më do të vazhdoi dhe bëri thirrje për bizneset të inkuadrojnë më shumë të rinj e të reja në praktikat e punës profesionale sepse janë tejet të gatshëm për tregun e punës”. Edhe drejtori i QK” Kujtim Krasniqi” u zotua për punë me ekipin profesional të mësimdhënësve  në të gjitha profilet që zhvillohen edhe nga ”Qendra për Karrierë”, që funksionon brenda kësaj shkolle. Në fund u vizituan të gjithë  profilet dhe sektorët prodhues  që sot ishin prezantuar nga dijet e nxënësve në këtë panair.

May be an image of 7 people, statue and text

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …