Edi

Edi Rama: Situata në Veri të Kosovës, u provokua nga serbët pastaj nga këmbëngulja e autoriteteve për të hyrë në komuna

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për BBC, duke folur për tensionet në veri të Kosovës, i doli krah BE-së dhe Amerikës  duke kundërshtuar kështu qasjen e Albin Kurtit në këtë situatë. Rama theksoi se partnerët ndërkombëtar nuk duan të kënaqin Serbinë por duan që të Kosova të ngrihet në një nivel tjetër si shtet, ku të njihet nga të gjithë pas marrëveshjes finale. “Ka një situatë shqetësuese në veri të Kosovës, por nuk do ta theksoj shumë në aspektin e rrezikut. Do them vetëm që kjo situatë është provokuar fillimisht nga braktisja e institucioneve nga serbët, që krijoi vakuum. Dhe së dyti nga këmbëngulja e autoriteteve të Kosovës për t’i futur në zyra boshe këta kryetarë, ku shumica e popullsisë është serbe. Ishte mirë që u mbajtën zgjedhje dhe që u tregua që askush nuk mund t’i mbajë peng proceset demokratike në një vend të pavarur, por nuk ishte ide e mirë që të këmbëngulej hyrja e këtyre kryetarëve në komuna boshe me ndihmën e policisë dhe me ndërhyrjen e KFOR dhe lëndimin e ushtarëve. Edi Rama  tha se nuk është këtu për të fajësuar dikë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …