Këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Jon Finer, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa për shtendosjen e situatës në veri të Kosovës. Finer ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me kryetarin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, duke shprehur shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për situatën në veri. “Ai kërkoi nga Qeveria e Kosovës që t’u mundësojë kryetarëve të sapozgjedhur të komunave që t’i kryejnë detyrat e tyre nga vend-ndodhje alternative dhe të tërheqë forcat policore nga ndërtesat komunale. Finer gjithashtu i bëri thirrje presidentit serb për marrjen e masave për qetësimin e gjendjes. Ai i kërkoi Qeverisë së Serbisë që të tërheqë forcat e saj të armatosura të stacionuara afër kufirit dhe të ulë gjendjen e gatishmërisë, si dhe t’u bëjë thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë në veri të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …