Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan bërë betimin e tij për mandatin 5 vjeçar. Gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve të shumtë, ai theksoi se do të angazhohet ër mirëqenien e të gjithëve dhe në mënyrë të paanshme. Ai ftoi opozitën që ta pranoj vendimin e popullit turk në zgjedhje dhe të bashkohen për hirë të Turqisë e demokracisë. “Për hir të Turqisë dhe demokracisë turke, ne presim që opozita të veprojë me një ndjenjë përgjegjësie. Ne besojmë se Turqia ka nevojë për një bashkim të madh në këtë vit kur ne ndjejmë emocionet e arritjes së 100-vjetorit të Republikës sonë. Prej këtu, i ftoj të gjithë qytetarët e mi që të fillojnë një mobilizim të vëllazërisë në të gjitha 81 provincat me të gjitha rrethet, fshatrat dhe familjet e tyre” theksoi në mes tjerash, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …