Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: A e ka Kosova sovranitetin e garantuar

Sikur të gjitha Shtetet që janë të rreshtuar në kolonën e madhe ku jemi edhe ne pas Amerikes!

Një pjesë të sovranitetit i kanë deleguar Amerikes-NATO-s! Qoftë në mënyrën formale apo jo formale!

Ne nuk jemi në NATO por nato është në Kosovë dhe në bazë të rezolutes së këshillit të sigurimit është garantuesja e Sovranitetit dhe integritetit të Kosoveës!

Çuditërisht një vend që nuk është në NATO rrezikon Sovranitetin dhe ndërhynë në integritetin e Shtetit të Kosovës!

Vet fakti që Serbia nuk e njeh Shtetin e Kosovës, si dhe ndërhyrjet mbrenda teritorit të Kosovës me çrregullimin e situatës, pengimin e funksionimit të Shtetit, futjen e bandave Kriminale Ruso Serbe,  dhe futjen e armeve nga Serbia!

Me mbështetjen dhe garantimin me forcat ushtarake toksore e ajrore të terrorist

E mban nën tension Shtetin e Kosoves!

Organizimin e barikadave te grupeve terroriste me armë dhe maska! Rrezikimin sulmimin dhe bllokomin e qarkullimit të lirë të policisë, sulmet ndaj Policis dhe ndaj KFOR-it e të gazetarve, pengimin e funksionimit të Shtetit të Kosovës mbrenda kufijve të vet!

Serbia pro Ruse ka probleme me Bosnjën, me Malin e Zi shtet në NATO, me Maqedoninë e Veriut Shtet në NATO!

Si ka mundësi të gjitha Shtetet për rreth Serbisë në NATO dhe janë të rrezikuara e të këcënuara përherë nga Serbia?!

Pse NATO e toleron duke u sjellë Serbia me agresivitet, me armatosjen maksimale nga Rusia dhe Kina dhe perpjekjet e saja duke e zgjeruar teritorin e vetë në Bosne, në Mal te Zi dhe në Kosovë!

Ne jemi te vetëdijshëm se NATO ka forcë ta ndaloj, pse i bahet kjo privilegje dhe perherë e tolerojnë Serbinë?

S’ka dyshim se me qëllime ta shkëpusin nga ndikimet e Rusisë e të Kineës!

E kuptueshme do të ishte po të mos ishte e privilegjuar dyqind vitet e fundit,dhe pa as një rezultat,përkunder u krijua një shtet agresor dhe kercnues për tërë Gadishullin Ilirik!

Serbia ishte është dhe do të jetë gjithmonë me Rusinë e Putinit,nëse kështu si deri tani sillet Europa me atë!

Shumë shtete pro ruse e favorizojnë dhe i ndihmojnë si gjithmonë gjatë historisë, Serbisë përherë i dhan toka Shqiptare për ti kënaq apetitet e saja ekspansioniste dhe për të i  plotësuar kërkesat Ruse?!

Deri kur kështu???!!!

Nëse ndërhyn një agresor në teritorin e vendit tjeter!

Thuhet ja ka shkel integritetin dhe sovranitetin e atj Shteti!

Sado e thellë ndërhyrja, nji meter, nji kilometer apo

100 km, është e njejtë për nga përgjegjsia dhe fajsia e agresorit!

Kjo ndryshon për nga forma nëse shpërthen nga mbrenda një shteti duke qenë të shtyer dhe suportuar nga një shtet i jashtem kjo quhet nderhyrje armiqsore nga jashtë!

Ndërsa për nga qellimi dhe pasoja është e njejtë me të parën!

Këtu te ne në Kosovë kemi një minoritet që nuk e pranon pushtetin, nuk i njeh ligjet as kushtetuten, nuk e njeh Shtetin në të cilin jeton dhe e quan me emer tjeter, si dhe e konsideron vend te tjetrit shtet!

Nuk i njeh dokumentet nuk i regjistrojn makinat me targa, nuk i regjistrojn as fëmijtë si shtetas të Kosovës!

qartë nuk don të jetojnë e bashkjetojn  në vendin ku janë!

Ky vend është Kosova, këta dojn të marrin aq sa munden, nga pjesa e këtij vendi dhe të ja bashkojnë  Serbisë, të cilën e konsiderojnë të tyrën dhe gjithë Kosovën e konsiderojnë  Serbi!

As njië obligim shtetror nuk e kryen dhe nuk zbatojnë, as një detyrim për Shtetin nuk paguajnë, taksa nuk paguajn, ujin, rrymen që i shfrytëzojnë sa ata duan!

Asgjë të mirë nuk i atribuojnë Shtetit ku jetojnë por vetëm shtetin që e pretendojnë!

Nocionet e shpikura sovranitet i cunguar jo i plotë!

Mos ushtrim të sovranitetit përkohësisht dhe shprehja mos funksionim të Shtetit në atë pjesë!

Këto duhet thënë troq marrja e sovranitetit apo humbja e sovranitetit të Shtetit!

Kështu duhet kuptuar qartë ne Shqiptaret dhe ndërkombtaret!

Ta kemi te qartë se këta nuk integrohen kurrë në Kosov as me asociacion dhe me as një mënyrë!

Këta qëllim kanë shkëputjen nga Kosova dhe kanë pëërkrahjen e Serbisë të hapur dhe me të gjitha mënyrat!

Shtrohet pytja si mund të zgjidhet ky problem!

Nëse kështu e shtrojmë siç  është dhe kështu e kuptojmë pa i mshef nga askush këto fakte pa u tjetersuar e ndërruor interpretimin as për minoritetin e as për vet pushtetin dhe Popullin shumicë!

I kujt është veriu  i Kosovës?

 Është i Kosovës!

E kujtë është popullata e veriut?

Është e  Kosovës! Çka duan këta? Duan të ja shkëpusin një pjesë të Kosoves dhe të ja bashkojnë Serbisë!

Ç’ka don Serbia? Serbia donë ta marr një pjesë të Kosovës dhe disa ekstra teritore me Kishat e Kosovës që i quan Serbe!

Si zgjidhet kjo?

Me lutje jo, me luftë jo?!

Si mund te pajtohen Vet Kosova me Serbinë?!

Serbia se ka marr fajsinë e luftës shkatërrimet, debimet,  dhunimet e të gjenocidit të Shqiptarve gjatë këtyre 200 viteve të fundit,veqmas ato të gjenocidit gjatë fund shekullit të kaluar!

Serbia s;eshtë e gatshme të kerkoj falje të pguaj dëmet e luftës të njoh Shtetin e Kosovës dhe të pranoj ç’do normë e konventë ndërkombtare për një fqinjësi në paqe e normale!

Si mund të bëhet kjo?

Me lutje jo,me sehir jo,me vetvullnet të saj jo?!

Po si pra? Çka duhet berë Kosova?

Kosova duhet me mendu se edhe pa serbinë mund të egzistoj e njohu apo jo, do të kenë mardhënje të mira apo jo!

Dihet kjo s;është e dëshirueshme  të jetojmë në paqe e fqinjësi të mirë por kjo nuk varet vetëm nga Kosova!

Serbia kurrë me vullnet as një kaqube  s;ta falë!

Kurrë nuk mundet të pajtohet me humbjen e Kosovës, kurrë nuk e hjek pretendimin sot e njëmijë vjet për ta marr me ç’do mënyrë Kosovën!

Çfar loje luan Europa kur e thotë ju duhet te pajtoheni, dhe banë sehir e parqitet e habitur si nuk pajtohen!

Europa dhe Serbia lyp kompromise të kompromisit nga Kosova!

Kjo krizë mendoj mund të zgjidhet, dhe mënyra  më e duhura do të ishte të i bahet trysni Serbisë me e njohtë Kosovën si veprim i parë i detyrueshem!

Pastaj të rregullohen çështjet teknike dhe raportet fqinësore si dhe çështja e minoritetve në dyja anet!

Tjetra mënyrë të fuqizohet Shteti i Kosovës në siguri dhe ekonomi dhe të jetë kafshatë e pa kaperdishme për Serbinë!

Çështjet e mbrendëshme të i rregulloj vet Kosova duke mos cenuar sigurinë dhe funksionalitetin e Shtetit!

Njëkohësisht duke ju siguruar minoriteteve standarde Europjane! Jo privilegje siç është diskriminimi pozitiv!

Të njejtat standarde ti ketë pakica Shqiptare në Serbi!

Nëse kështu nuk rregullohet mos të habiten që shpërthen lufta!

Duhet eleminuar shkaqet dhe dmosdoshmerinë qē të mos ndodh lufta!

Me sjelljen që banë Europa banë konzervimin e problemeve dhe ruajtjen pa afat të caktuar deri te një luftë e ardhshme në ndonjë situatë të ndryshimeve të mëdha që do të ndodhnin pa shmangshem të perfshirë në njëë luft mes dy e më shumë shteteve!

Sa për këta që nuk e duan Kosovën dhe nuk e njohin, nuk i respektojnë ligjet dhe normat e shtetit ku janë!

Këtyre duhet të ju mundësohet të shkojnë!

Jan dy mënyra njëra duke i ndjek, e tjetra duke i percjellë!

Ne do ta donim ketë të dytën sepse nuk dojmë të u kthenim sikurse ata që na ndoqën, neve, ne thojmë të i percjellim!

Por këtë mundet te na mundëson Europa dhe Amerika me një marrveshje që të gjitha palët do të pajtoheshim domos-doshmerisht mes veti!

Kjo do të ishte zgjidhja e dëshirueshme nga dya palët, nëse do të dëshironte Europa dhe Amerika!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …