Në komunën e Leposaviqit është dëmtuar me mjete të forta një veturë e Policisë së Kosovës. Sulmi me mjete të forta ka ndodhur në fshatin Soqanicë të Leposaviqit. Polica ka njoftuar se përveç shkatërrimit të veturës, nuk ka persona të lënduar e as të dyshuar për këtë sulm vandal. Është raportuar se një veturë e policisë është sulmuar me mjete të forta deri sa ka qenë në lëvizje. Nuk është identifikuar ndonjë person i dyshuar deri më tani. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke hetuar nga njësitet kompetente.” Thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …