Kryeministri, Albin Kurti i ka delruar BBC se nuk mund të bëjë kompromise për Republikën demokratike. Duke folur në programin e mëngjesit të këtij mediumi, ai ka theksuar se nëse nuk do jenë kryetarët e zgjedhur në ndërtesat e Kuvendit të atyre komunave, atëherë kush tjetër duhet të jetë në ato ndërtesa? “Nëse këto ndërtesa nuk janë për kryetarët për kënd duhet të shërbejnë atëherë. Kryetarët janë në zyrat e tyre, dhe kjo është si duhet të jetë dhe të qëndroj”, ka theksuar kryeministri, Albin Kurti. Ndërsa duke folur për propozimin për largimin e Policisë së Kosovës nga këto ndërtesa, ai ka thënë se para se policia të largohet nga aty, së pari duhet të largohen bandat e dhunshme kriminale të cilat kanë sulmuar dhe plagosur gazetarët, policinë tonë dhe ushtarët e NATO-s, duhet të kthehen në Serbi ose në burg. “Nuk mund të bëjë kompromise për Republikën demokratike, duke qenë kryeministri i vendit më demokratik në Ballkanin Perëndimor, me policinë më profesionale e cila është e orientuar nga perëndimi” ka theksuar në mes tjerash, kryeministri, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …