Policia e Kosovës ka njoftuar se gjendja në pjesën veriore të vendit është e qetë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se protestat e dhunshme dhe zhvillimet e ndodhura në veri të vendit, kan bërë që situata të jetë e tensionuar dhe e brishtë, por sot aktualisht situata është e qetë. Ai ka shtuar më tutje se pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë duke vazhduar me mbikëqyrjen e gjendjes në pjesën veriore të vendit dhe se janë duke i bashkërenduar aktivitetet me institucionet e rëndësishme për ruajtën e rendit dhe sigurisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …