Shefi i Misionit të OSBE-së, në Kosovë, Michael Davenport, ka thënë se pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në institucione si policia, gjyqësori, administrata komunale etj., nuk do të kthehet ndjenja e normalitetit, në jetën e përditshme. Ashtu sikur kemi dëgjuar nga BE-ja dhe faktorë të tjerë, duhet të ketë zgjedhje gjithëpërfshirëse në mënyrë që kryetarët e komunave në veri të kenë legjitimitetin e nevojshëm. Sigurisht që edhe misioni ynë është i gatshëm të ndihmojë në këtë drejtim. Davenport ka thënë se situata në veri është shumë e tensionuar. “Edhe pse zgjedhjet janë zhvilluar në përputhje me legjislacionin, situata nuk është e qëndrueshme për kryetarët e zgjedhur nga një numër shumë i vogël votuesish. Fatkeqësisht, pati përplasje dhe sulme në të cilat u plagosën policë, përfaqësues të misioneve ndërkombëtare dhe gazetarë, në disa raste rëndë. Para së gjithash, duhet të ketë një qetësim të tensioneve dhe një shtendosje të situatës. Siç e kam thënë në disa raste, pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në institucione si policia, gjyqësori, administrata komunale etj., nuk do të kthehet ndjenja e normalitetit në jetën e përditshme”, ka saktësuar Davenport.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …