leoni

Edi Rama: Kultura arbëreshe është një gur i çmuar i historisë dhe i traditës shqiptare

Edi Rama: Kultura arbëreshe është një gur i çmuar i historisë dhe i traditës shqiptare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë ditës së dytë të vizitës në Kalabri, thotë se është i nderuar në marrjen e titullit qytetar nderi nga provinca ku jetojnë arbëreshët. I falënderoj të gjithë për këtë pritje shumë të ngrohtë, e cila sinqerisht na bën të ndihemi si në shtëpinë tonë. Një përshëndetje për të gjithë komunitetin arbëresh, si dhe për të gjithë ata shqiptarë që u vendosën në këtë rajon, në dekadat e fundit, pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, duke u integruar më së miri, falë punës së tyre dhe mbështetjes së dhënë nga autoritetet lokale”, u shpreh Rama. Kryeministri shoqërohet në këtë vizitë në Kalabri, nga bashkëshortja Linda Rama si dhe të zgjedhur të pushtetit vendor si kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

 

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj

Daut Haradinaj: Kosova do të ndriçojë, mafia energjetike do të përballet me drejtësinë

Daut Haradinaj, anëtar i kryesisë së AAK-së, dhe kandidat për deputet, ka kritikuar menaxhimin aktual …