Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirisllav Lajçak nesër, para se të rrugëtojnë për në Beograd, do të bisedojnë me kryetarët e partive opozitare në Kosovë. AAK ka bërë të ditur se në takimi do mbahet nesër, do të marrin pjesë kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj bashkë me nënkryetarin, Ardian Gjini. Ende nuk janë raportuar emrat e zyrtarëve të Lartë të PDK-së dhe LDK-së, të cilët do të marrin pjesë në takimin me emisarët Escobar dhe Llajçak, të cilët kanë ardhur për bisedime në Kosovë, pas tensioneve në veri që u shkaktuan me rastin e hyrjes së kryetarëve të rinj, shqiptarë, nëpër objektet komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, ku popullata është në shumicë dërrmuese i përket nacionalitetit serb.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …