Gazeta autoritative gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung hedh hije të forta dyshimi në një shkrim, lidhur me lëvizjet e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili u fajësua nga perëndimi se i hodhi benzinë zjarrit në veri të vendit me përpjekjen për të kontrolluar përmes policisë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në zyrat komunale me shumicë serbe në veri të Kosovës. Autori i shkrimit, Mihael Martens, shkruan se politikat e kryeministrit, Albin Kurti dalin të jenë në përputhje me planet serbe për destabilizim të rajonit, ka shkruar mes të tjerash Martens, duke sqaruar se kjo është gjëja e fundit që i duhet Perëndimit aktualisht. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron të përdor gjithë pushtetin e tij për të siguruar monopolin e shtetit në përdorim të dhunës në veri. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, qeveria e të cilit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, dëshiron ta pengojë një gjë të tillë, dhe ka qenë goxha e suksesshme deri tani. Megjithatë, Kurti, në mënyrë të panevojshme, po ia bën të gjithë këtë mjaft të lehtë”, theksohet në shkrim. Sipas tij, duke e refuzuar edhe vetë idenë e një Asociacioni serb të komunave, Kurti po ia bën më të lehtë planin Vuçiçit për destabilizimin e Kosovës dhe për t`ia hedhur fajin Prishtinës për një gjë të tillë. “Kjo nuk është në interes të Kosovës, dhe as të Perëndimit”, shkruanme tjerash analisti gjerman, Mihael Martens.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …