Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka shqyrtuar raportin vjetor Financiar për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022. Në këtë Komision pati polemika ndërmjet deputetit të LDK, Avdullah Hoti dhe ministrit të Financave Hekuran Murati. Hoti, tha se ky raport e paraqet një menaxhim katastrofal dhe abuzim të buxhetit. Ai e përshkroi menaxhimin e buxhetit me fjalët. Jam i bindur se raporti i buxhetit e tregon një menaxhim katastrofal, në tri argumente e them këtë, e para nëse e krahasojmë më qeveritë paraprake. 41% e buxhetit shkon në subvencione, 16 % në investime kapitale. Nuk shihte në bazë të progresit realizimi i projekteve kapitale. 41% e buxhetit shkon në subvencione, një ekonomist i thjeshtë e di që me këtë nuk ka zhvillim këtu, ka mbijetesë, kjo nuk ka të ardhëm”. “Tek investimet kapitale asgjë nuk keni bërë, rreth 500 milionë euro i mungojnë ekonomisë si shkak i mos punës së Qeverisë. Mëditje për udhëtim jashtë vendit janë rritur. Qindra miliona euro nuk i keni vendos në raport. KOSTI-it i keni dhënë hua, kur kthen këto. Të hyrat vetanake të komunave kaos i ke bërë krejt. Ky është menaxhimi katastrofal i financave publike që unë po i përmendi, ka saktësuar, Avdullah Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …