Azem Syla

Prokuroria e EULEX-it aplikon hetim të veçantë për Azem Sylën

Gjykata ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për hetim të veçantë në rastin e Azem Sylës dhe të tjerëve, meqë  gjatë verës dhe para se të ngritët aktakuza, pritet të mbahen seanca, ku Prokuroria dhe mbrojtja do të mund të marrin në pyetje dëshmitarët e mbrojtur, Azem Syla, bashkë me 51 të dyshuar  të tjerë, akuzohe  për veprat penale: krim i organizuar, shpëlarje parash, keqpërdorim i pozitës zyrtare, nxjerrje e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore dhe dhënie e marrje ryshfeti. Sipas Prokurorisë, Azem Syla dhe Shpresim Uka ishin udhëheqës dhe financues të këtij grupi kriminal që nga viti 2006. Dy dëshmitarët kryesorë të rastit janë shpallur të mbrojtur, edhepse identiteti i tyre ishte i ditur në fillim. Dhe kjo është bërë për shkak të rrezikut të kërcënimeve ndaj tyre ose ndryshimit të dëshmisë. Avokati i Azem Sylës, Tomë Gashi, ka bërë kërkesë që këto seanca të mbahen në sallën e Ministrisë së Drejtësisë, meqenëse bashkë me avokatë, janë mbi 100 persona në procedurë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …