Grenell

Riçard Grenell komentoi fjalët e komandantit Ristuçia, i cili tha se “KFOR-i nuk është çadër për t’u strehuar pas veprimeve të njëanshme”

Para pak ditësh,  në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera”, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angjelo Mikele Ristuçia, kishte vlerësuar se misioni i NATO-së “nuk është çadër për t’u strehuar pas veprimeve të njëanshme”, duke lënë të nënkuptohen veprimet e Qeverisë Kurti në eskalimin e situatës në veri të vendit. Këtë deklaratë, ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka cilësuar si akuzë serioze drejtuar  kryeministrit, Albin Kurti. Në një përgjigje të tij për mediet,  Grenelli ka deklaruar se këto akuza janë serioze dhe se populli i Kosovës meriton të jetë më mirë, pasi Kurti ka arritur ta izolojë plotësisht vendin. Grenelli ka shprehur shqetësimet e tij edhe në lidhje me mandatin e kryetarëve të zgjedhur në komunat në veri të Kosovës. “Nëse ata janë zgjedhur siç duhet, atëherë pse BE-ja po kërkon zgjedhje të reja?”, ka pyetur Grenell.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …