Komisioni për Zgjedhjen e Këshillave Lokale të fshatrave në komunën e Malishevës, mbajti mbledhjen e -I- (parë) të rregullt, ku zgjodhi për kryesues të Komisionit për Zgjedhjen e Këshillave Lokale të fshatrave të Komunës së Malishevës, Argjend Thaçin. Ai bashkë me anëtarët e komisionit, diskutuan hapat që parasheh rregullorja për këshillat zgjedhor lokal të fshatrave e ku do të jenë 22 Bashkësi Lokale, në territorin e Komunës së Malishevës, njëherit përcaktuan edhe orarin e njoftimeve për takimet me qytetarët për procesin zgjedhor që pritet të filloi kah fundi i muajit qershor.