Agresioni i Kinës ndaj ushtrisë amerikane në afërsi të Tajvanit dhe Detit të Kinës Jugore është duke u intensifikuar, tha Shtëpia e Bardhë, transmeton Anadolu. Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare, Xhon Kirby, përmendi dy incidente specifike në fund të majit, ku një avion luftarak kinez J-16 kreu një “manovër agresive të panevojshme” mbi Detin e Kinës Jugore dhe incidenti tjetër në ngushticën e Tajvanit, ku një anije luftarake kineze u përfshi në një “ndërveprim të pasigurt detar”, duke kaluar drejtpërdrejt përpara harkut të një anijeje amerikane në një distancë prej 150 jardësh. “Kjo është vetëm një pjesë e një agresiviteti në rritje me të cilin po përballemi, dhe ne jemi të përgatitur të merremi më të”, tha Kirby, duke iu referuar Republikës Popullore të Kinës, me emrin e saj zyrtar Ai tha se nuk kishte nevojë që ushtria kineze “të vepronte me një agresivitet të tillë”. Kirby e quajti angazhimin e anijes luftarake kineze “të pasigurt” dhe “joprofesionale”. Washingtoni u kërkoi homologëve të tyre kinezë që “të marrin vendime më të mira për mënyrën se si funksionojnë në hapësirën ndërkombëtare ajrore dhe detare”.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …