Lajçak: BE-ja është shumë e interesuar në Ballkanin Perëndimor dhe mbështet fuqimisht dialogun Kosovë - Serbi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka folur me kryetarët e partive politike opozitare për gjendjen në vend

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka dhënë detaje për takimin e sotëm me krerët e partive politike opozitare. Ai ka bërë të ditur  se ua kanë sqaruar krerëve të opozitës për pasojat, krizën aktuale dhe për dëmin që i është shkaktuar Kosovës sa i përket reputacionit ndërkombëtar. Ai ka treguar se i kanë kërkuar opozitës që të mbështesin një zgjidhje politike për shtendosjen e situatës. Escobar dhe unë ua shpjeguam partive opozitare shqiptare të Kosovës pasojat e krizës aktuale dhe dëmtimin e reputacionit ndërkombëtar të Kosovës. Ne u kërkuam atyre të mbështesin një zgjidhje politike për të zbutur tensionet”, ka thënë Lajcak.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …