leoni

RKL: Deklaratat prepotente, por të mjera të Vjosa Osmanit e Albin Kurtit për heqjen e barrikadave

Daniel Fried: Qeveria e Albin Kurtit ka abuzuar me besimin amerikan deri në atë nivel që do të jetë e vështirë ta rregullojnë

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Fried, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës  nuk ka qenë kurrë kaq të zemëruara me Qeverinë e Kosovës dhe një gjë e tillë është mjaft shqetësuese. Kryeministri Albin Kurti dhe ekipi i tij “e kanë marrë mbështetjen amerikane si të mirëqenë. Ata kanë abuzuar me besimin amerikan në atë mënyrë që do të jetë e vështirë për ta që ta rregullojnë”, thotë Fried. Është e qartë që Kosova është duke i injoruar shqetësimet e Shteteve të Bashkuara dhe duke vepruar në një mënyrë që ne nuk e inkurajojmë. Unë kurrë nuk e kam parë administratën amerikane kaq të zemëruar me Qeverinë e Kosovës, në 15 vjet që nga shpallja e pavarësisë. Qeveria amerikane u ka tërhequr  vërejtjen që të mos e bëjnë këtë problem në veri, por ata na kanë injoruar. Dhe, rezultatet janë pikërisht ato për të cilat i kemi paralajmëruar. Unë nuk kam dyshim në supozimet e mia. Përndryshe nuk mund ta shpjegoj se përse ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, dhe Gabriel Escobar do të ishin aq të irrituar. Unë supozoj se ata i kanë arsyet e tyre. Unë supozoj se arsyet e tyre bazohen në injorimin që u bëri Kurti paralajmërimeve të tyre dhe në të konsideruarit e mbështetjes së Amerikës  si të mirëqenë. Ku është një gabim i pafalshëm, tha mes tjerash, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Fried.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …