( Letër e hapur e Qani Qopekut)!
Unë që po të shkruaj këtë letër jam Qaniu nga Kurveleshi i sipërm. Letra anonime ç’është e vërteta kam shkruar që në kohë të “xhaxhit”, ama letër të hapur si kjo që po të dërgoj ty kurrë nuk kam shkruar. E ndërmora këtë hap sepse ma ke sjellë qumështin e nënës në majë të hundës aq sa nuk po e marr dot vesh se cilin kemi kryetar. Ca kohë kishim ty, pastaj erdhi Luli, iku Luli erdhi Ali beu dhe kur na iku Ali beu na erdhi gjysma jote sepse gjysma tjetër është dhe Luli. Po ec e merre vesh mor aman, se unë dhe sot e kësaj dite nuk e di se cili është kryetar prej vërteti?! Takova një ditë Biken e PS në Çole te bar Franku e me tha..ik or gris bythën tutje e çfarë lesh partie jini ju teksa Rama qesh e zgërdhihet bile po tall menderen me ju se jini bëre parti gjysmakësh! Po dhe mbase ka të drejtë kështu na katandise ! Po pse? Ja ma thuaj ti a shkon kjo gjë që njeri nga ju të mbajë vulën e tjetri ka partinë? Kjo është si ajo shprehja nga anët tona që i thonë: Tëëëët…balo të hëngërt tenja, se e ke të keqen brenda” ! Po ty or burrë i dheut si nuk ta pret pak ajo mëndje që ne të kemi mbajtur e të mbajmë si më të diturin e partisë?! Ngele gjithë jetën tënde duke ecur me ndershmërinë më të madhe. Shko ore bëje dhe ti një vulë fallco e rrëmbeja Partinë Lulit?! Me këtë rast, do shpëtosh jo vetëm partinë por dhe deputetët, se dhe ata orëzestë i ke vendosur në një dilemë të madhe “hamletiane”, madje aq të madh, sa janë përpushur si pulat kur u bie dhelpra në kotec.Gratë e disadeputetve tane ankohen për burrat e tyre se kanë filluar të flasin natën nëpër gjumë “Me salën apo me lulin kjo është çështja”!.Ka më se një vit që gjysma e partisë mban mëri e nuk i flet për kjamet gjysmës tjetër! E di Salë që një pjesë e mirë deputetesh dhe profesorësh me emër i kanë marrë diplomat me të paguar? Paguaj dhe ti dhe merrja vulën, ose fundja lerja fare, punë e madhe! Ta them këtë sepse duan apo nuk duan ata të gjykatës, janë të detyruar të të njohin ty. Veç të lutem shumë, jo për gjë por thjeshtë, për kapriço, vulën, për sedër malsori merrua qoftë dhe me forcë, se kush e dëgjon atë Biken kur të më thotë me qesëndi..
“ Hëë Qanoo… po ti nga na humbe or’ vulë humbur, eja..eja ta pimë një kafe, se ata lartë mirë e kanë me njëri tjetrin dhe kur e kanë ata pse të mo e kemi ne?! E di që ai ma ka me kunj, por ja po të pyes ty: A ka gjë më të rëndë or Salë të të thonë “vulë humbur”?! E di ti si përkthehet në labërishten e vjetër kjo gjë? Ja ta them unë: Më përpara që thua ti Salë, pra përpara kohës së “Xhaxhit”, populli ishte analfabet dhe në çdo akt. ku duhej firmosur si i behej që populli aso kohe nuk dinte të firmoste nga që s’kishin shkollë!? Njerëzia analfabete në kësi rastesh ngjyente gishtin tregues në bojë ( jo të mesit se ishte turp) dhe kjo konsiderohej firmë e vulë. Ai që e kish përdredhur bishtin…deomos qe nuk firmoste e vuloste dot…ndaj dhe thuhet se “i ka humbur vula”(pra si punon më gishti), kështu që nuk është më, apo si i thonë shkodranët: “ka cof” ! Ehhh or Salë sot kanë ndryshuar kohët. Sot del deputeti ashtu sikurse dole ti ca vite më parë me një “lap top” ( që në fillim mua kjo fjalë më tingëllonte si tope labi) e ta këndon diskutimin në çdo gjuhë të botës. A të kujtohet kur e lexove dhe ti një herë në italisht ? At vit u mblodhën gjithë gjuhëtaret e Italisë dhe për një muaj e ca e nuk e gjenin dot si ti jua u paskishe kënduar pikërisht në italisht ?!
Një këshillë ke nga unë Salë: Socialistëve mo u lër kusur se ata na e menderosën ashi qare! Po vetë e kemi fajin.! Pse nuk i mbajtëm sekrete te gjitha format e vjedhjeve, allish- verisheve, rrëmbimeve, tjetërsimeve korrupsioneve?! Dhe tani janë ata që luftojnë e fitojnë me armët tona! Salë, mos u tut na istikami se socialistet janë lepuj. Nje pordhë të lëshosh ti ata ja mbathin o në Greqi, o në Itali o në Maqedoni sikurse iku Nanua ! Kur ti i hype tankut në mes të Tiranës,Ruci iku ne Tepelenë dhe hypi mbi mushka e nuk u duk në Tiranë për një muaj.Për të të dënuar as mos e ça mendern fare se nuk të dënon njeri. Rama që thua ti as e ka mendjen fare dhe as kujtohet se ka Sali. Është burrë i qejfeve ai. E vrejte si e mbërtheu Melonin e Italisë e i futi një të puthur. Hajde puthje hajde aq sa q dhe mua këtu jo që mu ngritën leshrat e kokës përpjetë, por ma beri dhe mishin koqe- koqe. Jo që ku rrimë dot ne tani pa ty madje as vet Rama srri dot po sta dëgjoi një herë zërin ? Me ty nuk e hëngri dot ai “Sër” Blankeni i Amerikës e jo më ata të Spak- ut ! Veç për një gjë të lutem Salë: Këto vite që të kanë ngelur ndrysho qëndrim or burrë i dheut e bëhu pak më luajal e i urtë, sepse ti e di që pleqtë karakterizohen nga urtësia.
Mos vallë me këto që bën do të tregosh se nuk je plak por i ri i gjallë e qe kur ka nevojë shqiptari ti e zhvesh pallën dhe brof në këmbë për të mirën tënde ( me fal..për të mirën e tyre )?! Mirë e ke, po ja andej nga zona jonë çoç kuptova një gjë që do të ta them se nuk e mbaj dot: Në Tiranë kam një shok e mik të mirë nga Kuçi i Vlorës Sami Bisha ja thonë emrin. Zgjedhjet ende nuk ishin bërë, por ama ish kulmi i fushatës. Ngaqë doja të largohesha nga tam – tamet dhe zhurma e mitingjeve këtu në Vlorë, mora kushëririn tim në telefon e u thashë se te dielën tjetër do vi aty me Sami Bishën. Qysh or burrë i dheut ai e kish keqkuptuar dhe Samiun e kish marrë për ty, dmth për Sali ? Hajvani kish kujtuar se unë do shkoja atje me ty, pra me Sali Berishën. Lere , lere se ç’vajti ! Kishin dalë kuçiotët burra e gra që thua ti me hunj në dorë, me kosorë e bisha lopate. Lashë mënt e kokës! Ata u qetësuan vetëm kur panë që nuk ish Saliu..por Samiu, bir i fshatit të tyre… Ja kështu ish kjo punë ndaj dhe ai simpatizanti i partisë tonë demokratike në fletën e votimit nuk votoi asnjë emër vetëm me germa kapitale shkroi: Të martofsha xhixhinë or Sali Berisha që na e bëre partinë çarçaf !
Idhulli yt gjer në vdekje (larg b…. time ) Qani Qopeku !