Kryetari i Komunës së Suharekës Dr. Sali Asllanaj për nderë të ditës ë Çlirimit 13 Qershori i fton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë manifestim.
Më 12 Qershor organizohen këto aktivitete
Turneu në mundje “Trofeu i Çlirimit”, Ora 12:00 në sallën e mundjes te Parku i Dëshmorëve.
Turne në Futboll për Femra, ora 14:00 në Stadiumin e Qytetit.
Finalja e turneut tradicional në Futboll të vogël, ora 16:00, në palestrën e qytetit “13 Qershori”
Me 13 Qershor në ditën e Çlirimit organizohen këto aktivitete
Delegacion i përbërë nga Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Sali Asllanaj, përfaqësuesit e partive politike, Organizata e Dala nga Lufta, Policisë së Kosovës, FSK-së, OJQ-vë dhe qytetarë, duke filluar nga ora 10:00 bëjnë Homazhe:
-
Tek varrezat e Dëshmove (Parku i Dëshmove)
-
Pran heroit Besim Ndrecaj dhe Fadil Vata
-
Pran shtatores se Ukë Bytyçi
-
Pran lapidarit të Kenan Halimi
-
Pran përmendores se Viktimave të Luftës
-
Në Fshatin Semetisht tek Varri i Ukë Bytyçi dhe ne Fshatin Nishor te varri i
Bajram dhe Bafti Bytyçit.
-
Homazh te varrezat e Dëshmorëve ne Carraleve dhe te vendi i rënies së
gazetarëve Gjerman te Qafa e Duhlës.
-
Homazh te Lapidari i Dëshmorëve në Fshatin Budakovë.