leoni

Vucic brnabic

Brnabiq dhe Vuçiq konsiderojnë se zgjedhjet parlamentare, në Serbi, duhet të mbahen deri në fund të këtij viti

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq u shpreh e gatshme të japë dorëheqjen në çdo moment, pasi i konsideron zgjedhjet parlamentare si rrugëdalje nga kriza. Ndërkohë kryetari Aleksandar Vuçiq tha se është e qartë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen dhe se është vetëm çështje muajsh se kur do të ndodhin. Në një adresim të përbashkët, Bërnabiq tha se beson se zgjedhjet duhet të mbahen deri në fund të vitit. Kryetari  i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se do të vazhdojë të presë që përfaqësuesit e opozitës të vijnë në bisedime, por se për të është e qartë se ata duan gjëra të tjera. Ne do të presim që në bisedime të paraqiten disa njerëz që do të tregojnë përgjegjësi minimale dhe besoj se do të gjejmë akoma bashkëbisedues, nëse jo, do të shkojmë në zgjedhje, tha Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa: Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të kontaktojë deputetët e LDK-së për t’i bindur të kalojnë në VV

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar …