Bajram Begaj, u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë që të tregojnë maturi e të koordinohen me partnerët ndërkombëtarë

Bajram Begaj, u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë që të tregojnë maturi e të koordinohen me partnerët ndërkombëtarë

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë,  që të tregojnë maturi dhe të koordinohen me partnerët ndërkombëtarë për t’i dhënë zgjidhje krizës në veri të shtetit. Në konferencën e përbashkët për mediat me homologun e tij nga Estonia, Alar Karis, kryetari Begaj  tha se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet  më të larta të Kosovës, po ashtu me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angjelo Mikele Ristuçia dhe me disa presidentë të rajonit. Unë kam bërë një thirrje vëllazërore për autoritetet e Kosovës që në këtë situatë duhet të kenë durim, maturi dhe duhet të dëgjojnë dhe të koordinohen me partnerët tanë strategjikë. Dhuna nuk është zgjidhja, konflikti i dhunshëm nuk duhet të jetë asnjëherë opsion, i vetmi opsion për zgjidhje është dialogu. Begaj tha se çdo qasje, që nuk përputhet me normat dhe me ligjet ndërkombëtare, sjellë pasoja që prekin jo vetëm palët e përfshira, por edhe rajonin si dhe për komunitetin ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …