Më 8 qershor të vitit 1964, organet e UDB-së kishin arrestuar ideatorin dhe kreun e Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, Adem Demaçin me 13 bashkëveprimtarët e tij: Hazir Shala, Ahmet Haxhiu, Azem Beqiri, Selaudin Daci, Sabit Ratkoceri, Abdyl Lahu, Xhafer Mamuxhiku, Dibran Bajraktari, Sabri Novosella, Njazi Straja, Vezir Ukaj, Enver Mehmeti dhe Selman Berisha. Arrestimet vazhdojnë edhe më 28 qershor, por edhe në muajin korrik, gusht e më vonë. Pjesa dërrmuese e pjesëtarëve por edhe e simpatizantëve të LRBSH-së ishin arrestuar gjatë asaj vere. Më 3 gusht të atij viti Milicia dhe inspektorët e UDB-së arrestojnë edhe Fazli Graiçevcin. Pas dy javë torturash intensive, në burgun e Prishtinës, regjimi i kohës ia merr jetën mizorisht. 10 ditë më vonë, më 29 të atij muaji, pasi regjimi kishte mbyllur dosjen e Fazli Graiçevcit, të vulosur me vdekje, fillon gjykimi kundër grupit të parë të LRBSH-së, në krye me Adem Demaçin. Gjykimi zgjat katër ditë ndërkohë që 14 pjesëtarët e grupit dënohen pre 9 deri në 15 vjet burg të rëndë. Dënohet edhe grupi i Hilmi Rakovicës e më vonë ishin dënuar edhe disa grupe të tjera, në shumë qytete të Kosovës, si në Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Gjilan, etj. (Kalendari Kombëtar: TV-Dielli RKL)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …