Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Mihael Davenport, konsideron se nuk mund të ketë kthim në normalitet në veri të Kosovës derisa serbët të kthehen në institucionet e tyre. Ai ka saktësuar se kryetarët e sapozgjedhur të komunave në veri janë zgjedhur ligjërisht, por se nuk kanë legjitimitet, pasi që zgjedhjet u bojkotuan nga shumica dërrmuese e votuesve serbë të Kosovës”, ka thënë Davenport, duke shtuar se anëtarët e misionit të OSBE-së janë në kontakt të përditshëm me përfaqësuesit e shoqërisë civilë dhe qytetarët. Po ashtu, ai ka theksuar se do të jetë me rëndësi mbajtja e zgjedhjeve të reja, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha komuniteteve nga veriu i Kosovës. “Nëse të gjitha palët pajtohen, OSBE-ja mund të ofrojë mbështetje për të lehtësuar procesin e riintegrimit të serbëve në veri të Kosovës, në gjyqësori në zgjedhjet komunale dhe në administratat komunale, ka deklaruar, Mihael Davenport.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …