leoni

E kam hartuar planin e Asociacionit, por për ta thelluar atë, fillimisht duhet pajtimi në parim nga pala serbe, tha kryeministri, Albin Kurti

Gjatë debatit të sotëm në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti i pyetur nga deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi se a e ka hartuar planin e Asociacionit, është përgjigjur se  ka prezantuar draft-vizionin dhe se për ta thelluar atë fillimisht duhet pajtimi në parim nga pala tjetër. Unë kam propozuar një draft-vizion për të zbatuar nenin 7 të marrëveshjes bazike e në lidhje edhe me nenin 10 për të cilin nuk kam pranuar së pari aprovimin e palës tjetër, të Beogradit zyrtar, që s’e pranoi fare dokumentin e më pas edhe të Brukselit zyrtar që vazhdon ta konsiderojë këtë çështje të hapur. Tash e tutje mund të diskutojmë në kuadër të dialogut të Brukselit, pra është një çështje e hapur nga pikëpamja e Brukselit për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes sipas vizionit tim të prezantuar në Bruksel dhe i cili përfaqëson shkronjën dhe frymën e Kushtetutës sonë. Plani  është dy faqe dhe është publik dhe të gjithë mund ta lexojnë atë. Unë këtë mund ta thelloj, por thellimi i kësaj nënkupton pajtueshmëri në parim, duke  i përfshirë edhe ato shtyllat që i kam thënë në Ohër më 18 mars, ka saktësuar kryeministri, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …