Për të biseduar rreth nevojave dhe kërkesave të ndryshme, si çdo të enjte edhe sot, Kryetari Latifi, bashkë me nënkryetarin Iska, mirëpritën banorë të shumtë në zyrë. Praktikat e tilla mundësojnë komunikim efikas në mes udhëheqjes komunale dhe qytetarëve, duke prodhuar kontribut të vazhdueshëm në të mirë të tyre.