Kryetari Haliti priti në takim Doktorin e Shkencave të Kimisë, Arbër Frangun

31 vjeçari nga Vitia, Arbër Frangu, i cili ka doktoruar duke marrë titullin Doktor i Shkencave të Kimisë, është pritur sot nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Kryetari Haliti tha se Arbëri na ka bërë krenarë të gjithëve me të arriturat e tij. “Një doktorant i merituar i shkencave deficitare, një akademik, profesionalist dhe gjeneratë e re siç është Arbëri, na ka bërë krenarë të gjithëve, edhe si institucione komunale edhe si qytetarë të Vitisë”, u shpreh Haliti. Kryetari Haliti gjithashtu i dhuroi një dhuratë simbolike. Përndryshe, Arbëri ka pasur një prezantim të suksesshëm të punës së tij, ku ka paraqitur rezultate shkencore të vlefshme dhe të publikuara në revista shkencore me impakt faktor, që janë një kontribut modest në fushën e sensorëve elektrokimik. Ndërsa tema e doktoraturës është punuar në Fakultetin e Teknologjisë Kimike në Universitetit e Pardubice, në Çeki.

Kontrolloni gjithashtu

Homazhe në nderim të heroit të kombit Salih Çekaj në Deçan dhe heroit Shefqet Mustafaj në Gllogjan

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj përmes një postimi në facebook, ka njoftuar …