Besnik Tahiri

Qeveria e Kosovës e ka mbështetjen e AAK-së për të mbrojtur sovranitetin e vendit, por jo konfliktin me partnerët ndërkombëtarë

Qeveria e Kosovës e ka mbështetjen e AAK-së, për të mbrojtur sovranitetin e vendit, por jo për ta reduktuar subjektivitetin shtetëror dhe as për konflikt me partnerët ndërkombëtarë, ka deklaruar shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i cili theksoi se mbrojtja e sovranitetit nuk ka qenë ndonjëherë më në rrezik. Nuk duhet të e tejkalojmë me qetësi dhe normalitet faktin që sovraniteti i Kosovës është reduktuar në një oborr dhe në një kopsht e zyre të një kryetari që kryeministri e quan herë me k të madhe e herë me k të vogël. Është reduktuar sovraniteti tek njësitë tona të cilat po e mbrojnë një pjesë dhe një zyre e cila e ka shumë të diskutueshëm legjitimitetin demokratik. E ka edhe tash në mbrojtjen e pikës 1 dhe 31 në mbrojtje të doganave, e ka mbështetjen në mbrojtjen e sovranitetit dhe vendosjes së njësive speciale policore elite në pikat që kanë vendin e vetë, por nuk e ka mbështetjen tonë dhe nuk do ta ketë në qoftë se këtë pjesë të rëndësishme të subjektivitetit tonë shtetëror dhe kombëtar e ka reduktuar në një konflikt të hapur mes Kosovës dhe vendeve që na kanë qenë krah në shpalljen, njohjen e anëtarësimin”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …