Komuna e Skenderajt ka vazhduar dëgjimet buxhetore për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2024-2026

Kanë vazhduar dëgjimet buxhetore për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2024-2026 në komunën e Skenderajt, të cilat janë mbajtur në Klinë të Epërme, Runik dhe Turiqec. Në këto takime, ku kanë marrë pjesë drejtorët komunal, janë prezantuar orientimet zhvillimore të Komunës së Skenderajt në vitet e ardhshme. Qytetarët nga ana e tyre kanë parashtruar kërkesa të ndryshme për të investuar në mjediset dhe vendbanimet e tyre, kërkesa këto të cilat do të përfshihen në listën e prioriteteve të investimeve kapitale.

May be an image of 8 people and office

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan kontratën për realizimin e projektit “Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatrat e Komunës së Deçanit

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj nënshkroj të enjtën kontratën me përfaqësuesin e …