Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka alarmuar se bashkësia ndërkombëtare mund ta përjashtojë Kosovën edhe nga prezenca fizike në Veri, pasi çështja ka kaluar prej diplomacisë në siguri. Lumir Abdixhiku thotë se kjo çështje nuk e përfshin edhe Kosovën, por edhe akterët e tjerë. Rrjedhimisht, Kosova mund të përjashtohet nga prezenca e sigurisë në Veri. Për këtë pati kritika për Qeverinë e Kosovës, duke thënë se nga komunikimet me ndërmjetësuesit, nuk ka dakordim mes Qeverisë dhe bashkësisë ndërkombëtare. ”Dy fjalë e përshkruajnë gjendjen aktuale, shqetësues dhe e paqartë. Prej komunikimit që kam pasur me ndërmjetësuesit nuk ka fare dakoordim mes Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar. Kjo është ana e shqetësimit, sepse tani çështja kalon përtej diskutimeve që mund t’i kemi dialoguese, ka thënë, Lumir Abdixhiku.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …