Edhe sot, para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë, ka vazhduar marrja në pyetje e dëshmitarit të shtatë të Zyrës së Prokurorisë së kësaj gjykate, në rastin e paragjykuar penal kundër, Pjetër Shalës. Marrja në pyetje si zakonisht me të gjithë dëshmitarët e mbrojtur, po zhvillohet në kuadër të seancës private, ku dëshmia e tij edhe sot është dhënë në seancë të mbyllur për publikun ashtu siç ka ndodhur edhe po ndodh me dëshmitarët që kanë pranuar ta akuzojnë luftën e UÇK-së dhe të krerëve të saj. Pasi të mbarojë dëshmia, trupi gjykues ka bërë të ditur se ajo të transkriptohet dhe të publikohet pas rishikimit. Luftëtari i lirisë, Pjetër Shala po qëndron në Hagë për mbi dy vjet, pasi që ishte arrestuar në mars të vitit 2021 dhe më pas ishte dërguar, në Hagë, në prill të po atij viti.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …