Ka përfunduar cikli i dëgjimeve buxhetore në komunën e Skenderajt për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2024-2026

Ka përfunduar cikli i dëgjimeve buxhetore për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2024-2026, me takimin e fundit që është mbajtur sot në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, në të cilin përveç kryetarit Fadil Nura dhe drejtorëve komunal, kanë marrë pjesë edhe qytetarët. Në fjalimin e tij, kryetari Nura, duke i inkurajuar pjesëmarrësit të parashtrojnë kërkesa për investime kapitale në tri vitet e ardhshme, ka thënë se këto dëgjime do të ndihmojnë në përcaktimin e politikave zhvillimore të komunës. Ndër sfidat që kanë ndikuar në realizimin e disa projekteve, kreu i Skenderajt ka përmendur vërshimet e 19 janarit të këtij viti, që kanë shkaktuar mbi 12 milionë euro dëme në ekonomitë familjare, infrastrukturë publike, bujqësi dhe në sektorin e bujqësisë. Megjithatë, kryetari Nura ka thënë se gjatë hartimit të buxhetit do të përfshihen edhe kërkesat e qytetarëve sipas prioriteteve që kanë fshatrat dhe bashkësitë lokale, në mënyrë që komuna të ketë një buxhet gjithëpërfshirës.

May be an image of 10 people, office and text

Kontrolloni gjithashtu

44 mësimdhënës të arsimit fillor (niveli 1-5) ndjekin trajnimin për karrierë

Nën organizim të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, të mërkurën ka …