Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama, iu përgjigjet kritikëve në Tiranë dhe në Prishtinë, lidhur me planin e tij për Asociacionin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi kryetarit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz ua ka dorëzuar një draft të Statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, është kritikuar në Kosovë dhe Shqipëri. Rama ka thënë se ata që po e shajnë dhe akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë. Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në vitin 1999 dhe armiku është mundur!”, ka shkruar Rama në një postim të tij. Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe kancelarit Scholz që janë dy kumbarët e Propozimit franko-gjerman një draft të Asociacionit për të cilin e kam vënë në dijeni edhe presidentit e Këshillit Evropian, Charles Michele dhe palën amerikane. Është një draft i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropian, gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë… Palët nuk po merren se kush duhet ta shkruajë këtë tekst se lëre më se çfarë përmbajtje do të ketë”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …