Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, priti në takim nxënësit gjimnazistë të Gjimnazit ”Hamdi Berisha” të cilët u bënë kampion për vitin shkollor 2022-2023, në garat e volejbollit në Republikën e Kosovës. Ai i inkurajoj për sukseset e arritura nxënësit dhe mësimdhënësit në këtë garë dhe uroi që edhe në të ardhmen të vazhdoni me rezultate të mëdha, kurse nga ana institucionale nuk do t’u mungoi mbështetja e Komunës. Trajneri i ekipit, Veton Telaku, ka falënderuar për pritje kryetarin, Ekrem Kastratin dhe premtoi për suksese edhe në të ardhmen.