Thaçi

Hashim Thaçi: Kosova nuk është djep i ekstremizmit, por disa medie e kanë ekzagjeruar këtë fenomen

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur për  gazetën e njohur amerikane “The Wall street Journal ka deklaruar se Kosova nuk është djep i ekstremizmit, por disa medie e kanë ekzagjeruar pjesëmarrjen e shqiptarëve në luftën e Sirisë dhe në ISIS. Pjesëmarrja është sporadike, individuale dhe e izoluar. Nga rreth dy milionë banorë sa ka Kosova vetëm 70 qytetarë nga vendi ynë ndodhen në ISIS, ndërsa në 10 muajt e fundit nuk kemi asnjë rast. Dua të ritheksoj se ne nuk e mohojmë se ka elementë ekstremistë, mbase  edhe ka aspirata apo ambicie të grupeve të caktuara për të nxitur radikalizmin. Ai rikujtoi fjalët e Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, i cili kishte thënë në dhjetor 2015, në Prishtinë, se Kosova “ka dhënë një shembull të fuqishëm për rajonin” me arrestimin e ekstremistëve dhe me hartimin dhe miratimin e legjislacionit kundër terrorizmit. “Ne kemi bashkëpunim shumë të mire dhe shkëmbime me partnerët tanë në luftën globale kundër terrorizmit”, ka thënë Thaçi. “Të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët kanë qenë dhe mbetet në Siri dhe Irak janë identifikuar nga agjencitë e sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …