Gushica me ambulant të re, donacion i Organizatës Society for Relief nga Kuwaiti

Banorët e fshatit Gushicë të komunës së Vitisë, i janë gëzuar sot projektit të ri që u realizua në fshatin e tyre, që i bënë ata me objekt të ri të ambulantes. Kjo ambulantë e mjekësisë familjare, është donacion i “Kuwait Society for Relief”. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, mes tjerash tha se është ditë e veçantë për banorët e Gushicës, sepse po finalizohet një projekt që ka për qëllim ofrimin e shërbimeve shëndetësore për ta. “Investime të tilla,  janë një mundësi shumë e mirë për zhvillimin e këtyre zonave e fshatrave për rreth që mund ta frekuentojnë këtë objekt për shërbime mjekësore. Andaj, falënderoj këtë shoqatë dhe donatorët e saj që kanë përzgjedhur komunën e Vitisë, për të realizuar një projekt jetik për banorët e kësaj komune në veçanti për qytetarët që do të ju ofrohen shërbime primare shëndetësore në Gushicë”, ka thënë Haliti. Ai madje ka ndarë  mirënjohje për Adil Xherin, drejtor ekzekutiv i Zekat Vous dhe Shaqir Shaqiri drejtor për Kosovë. Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli, ka falënderuar të gjithë ata që u angazhuan nga fillimi i projektit e deri më sot në finalizimin e projektit. “ Gjithashtu falënderim i veçantë donatorëve të “Kuwait Society for Relief” me drejtorin e organizatës për Kosovë, Shaqir Shaqirin me bashkëpunëtorë, si dhe gjithë ata që u angazhuan këto tri ditë për të finalizuar punët e mbetura, sidomos ata të vullnetit të mirë. Ajo theksoi po ashtu se me objektin e ri të ambulantes në Gushicë, do të  ofrohen kontrolle mjekësore sipas orarit që do të përcaktohet, ndërkohë që ky projekt nuk do të jetë i fundit sepse po rishikohen nevojat për hapjen edhe të punkteve të tjera nëpër lokalitete ku paraqitet nevoja. Një falënderim për donatorin dhe Institucionet komunale, e pati edhe kryetari i Këshillit të Fshatit Muhabi Zejnullahu. Ambulanta në Gushicë, u rindërtua pasi objekti i vjetër ishte djegur, ndërkohë që objekti i ri do të ketë një hapësirë prej 150m2 dhe sipas marrëveshjes për realizimin e projektit i nënshkruar vitin e shkuar, vlera e ndërtimit të këtij objekti shëndetësor ka qenë rreth 94 mijë e 700 euro.

May be an image of 10 people

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …