Jakup Krasniqi

J. Krasniqi: Isa Mustafa nuk frikësohet opozitës, por Vuçiqit, ia ka frikën aq sa as për së gjalli nuk po ndihet

Ish-kryekuvendari dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi ka reaguar kundër një deklarate të kryeministrit sa Mustafa, i cili ka këmbëngulur se nuk do të lëshojë pe ndaj opozitës dhe se zgjedhjet do të mbahen pas dy vjetëve. Krasniqi i është përgjigjur kësaj deklarate të Mustafës, duke thënë se kryeministri mund të mos i frikësohet opozitës, por Vuçiqit,  jo vetëm që ia ka frikën sa as për së gjalli nuk po ndihet. Frikë të njëjtë, sipas Krasniqit, Mustafa ka edhe nga dosjet e dorëzuara në Prokurori ndaj tij.

Reagimi i plotë.

Mediet po shkruajnë se Isa Mustafa paska thënë: “Nuk lëshoj pe as nuk frikësohem. Zgjedhje sot dy vjet!” Kur njeriu e thotë një fjalë që nuk ia ka kërkuar ndokush e as i ka thënë kush, është treguesi më i mirë i kompleksitetit që ai ka për frikën. Ndoshta nuk i frikësohet opozitës, por Vuçiqit dhe dikujt tjetër, ai jo vetëm që ua ka frikën, por as për së gjalli nuk po ndihet! Nuk dihet sa ua ka frikën Dosjeve në Prokurori?! Problemi nuk është kush se kur do mbahen zgjedhjet dhe sa do të zgjatë mandati i këtyre qeveritarëve! Çështja është shumë më esenciale. Për çdo ditë të këtij kryeministri idhnak, Kosova do të ketë më pak integritet e sovranitet dhe Serbia do të ketë më shumë më shumë pushtet e sovranitet në Kosovë. Apo ndoshta për këto lëshime të një pas njëshme faji është i Dosjeve te frikshme?! Kush nuk e vëren dhe nuk e sheh ketë, është më shumë së i verbër! Shikim e mendim të kthjelltë mos të pres kush nga këta qeveritarë!

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …