Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri mendon se do të ketë sanksione të reja për Kosovën nga bashkësia ndërkombëtare. Ai ka deklaruar se paralajmërimet amerikane për ndëshkime të reja do të ndodhin. Sipas tij, amerikanët nuk flasin pa menduar për këtë çështje. Nuk besoj që e dënojnë kolektivisht popullin e Kosovës. Kanë thënë që kemi probleme me liderë të caktuar, që e kërcënojnë paqen dhe sigurinë. Atë që e thonë amerikanët, e mbajnë fjalën. Në Ballkan gjuha flet para mendjes, ndërsa atje mendohet shumë dhe kur flitet nuk ka kthim prapa. Lutfi Haziri konsideron se me veprimet e njëanshme në veri, Kosova ka shkaktuar shumë kokëçarje te aleatët.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …