Ish drejtori i Policë së Kosovës, Rashit Qalaj ka vlerësuar se një nga arsyet për fuqizimin e bandave kriminale në pjesën veriore të Kosovës është edhe ndërmarrja e masave jo të duhura nga ana e Qeverisë së Kosovës. “Është një rrezik mjaftë i madh, ka një kohë që bandat kriminale atje kanë marrë krahë për shkak të veprimeve jo të qëlluara të argumentuara të Qeverisë, realisht që nga shatori i vitit 2021 kemi pasur veprime jo të menduar mirë të Qeverisë dhe në momenti kur është dashur që të merret venim i prerë për reagim ka munguar dhe kështu ka bërë që bandat kriminale realisht kanë arritur që mos të frikohen nga Njësia Speciale dhe të krijojnë një lloj anarki në atë pjesë në vendin tonë” ka deklaruar për Ekonomia Online ish drejtori i Policë së Kosovës, Rashit Qalaj. Ai ka shtuar më tutje se gjendja në atë pjesë të vendit është delikate dhe tani duhet të jemi tejet të matur dhe të ndërmarrim hapa që kontribuojnë në paqe dhe uljen e tensioneve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …