Duke folur për zhvillimet më të fundit në Kosovën Lindore, ku autoritetet serbe ndaluan Drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili dhe aktorin Gani Veseli si dhe pamundësuan shfaqjen e premierës së dy filmave shqip, kryetari i Këshillit Kombëtar në Bujanovc, Nevzad Lutfiu ka përkujtuar se Lugina e Preshevës është rasti i vetëm në Evropë ku shteti e diskriminon një pakicë vetëm për shkak të përkatësisë etnike. Ai ka theksuar se ky diskriminim negativ po vazhdon vite me radhë dhe se sjellja e policisë së Serbisë ndaj të arrestuarve dhe të ndaluarve shqiptar është joprofesionale dhe e papranueshme. Kryetari i Këshillit Kombëtar në Bujanovc, Nevzad Lutfiu ka theksuar se filmi i shfaqur nuk ka pasur asnjë element që nxit urrejtje ndëretnike dhe se sjellja e policisë ndaj drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili dhe aktorit Gani Veseli ka qenë e papranueshme për popullin shqiptar që jeton në këtë rajon.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …