Avokatët kanë konstatuar se zgjatja e mandatit të EULEX-it është i ndërlidhur me Gjykatën Speciale kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Avokati tjetër, Ardian Bajraktari, ka thënë për Ekonomia Online, se pas vitit 2018, EULEX-i ka luajtur rol në mbrojtjen e dëshmitarëve të Gjykatës Speciale. Lidhur me zgjatjen e mandatit të këtij misioni, ai ka përkujtuar se deri në vitin 2018, EULEX-i ka pas rol kryesisht ekzekutiv, ndërsa pas vitit 2018 e tutje ka shkuar përmes letër këmbimeve nga ana e presidentit të Kosovës dhe përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për Zgjerim. “Tani opinioni publik është njoftuar përmes medieve gjë e cila nuk është mirë për institucionet tona, veçmas për Zyrës e Presidentes për faktin se transparenca është njëri prej parimeve bazë që duhet t’i karakterizoj dhe t’i shoqërojë institucionet tona” ka theksuar avokati, Ardian Bajraktari.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …