Amerika ka kritikuar vazhdimisht qëndrimin e vendosur të Kurtit, e për këtë kanë marrë disa masa duke nisur që nga përjashtimi i stërvitjes “Mbrojtësi i Evropës 2023”. Gjithashtu shpesh herë presioni ndërkombëtar për qetësim të situatës në veri ka kaluar në një shkallë tjetër. Kosova është njoftuar për sanksione të rënda në rast se kryeministri Albin Kurti nuk iu përgjigjet pozitivisht kërkesave të Shteteve të Mes sanksioneve për Kosovën mund të jetë ngrirja e fondeve të BE-së, Amerikës e projekteve të shumta, po ashtu edhe e procesit të liberalizimit të vizave e të anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Në rast se Kurti vazhdon këmbënguljen e tij në veprimet në veri, Kosova nuk do ndihmohet nga partnerët ndërkombëtarë në “luftën” e saj me fushatën e Serbisë për mosnjohjen e shtetësisë së Kosovës, do ketë riorganizim të prezencës ushtarake e zvogëlim të kontingjentit të KFOR-it amerikan dhe përjashtim nga organizata të caktuara ndërkombëtare. Njëkohësisht vetë kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i tij i Brendshëm do të mund të shpallen “non grata” nën arsyetimin se paraqesin kërcënim për paqen dhe sigurinë. (TCH)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …