Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Evropës dhe Eurazisë, Gabriel Escobar, duke folur për Institutin e Beogradit për Politikë dhe Ekonomi të Evropës Juglindore, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrëdhënie të forta me Serbinë qysh prej 140 vitesh dhe këto marrëdhënie nuk kanë qenë të mira, vetëm në vitet e regjimit Millosheviqit. Përmirësimi ose ngritja e marrëdhënieve, Amerikë- Serbi nuk duhet të jetë kërcënuese për ndokënd”. Sa i përket anës amerikane, dera është e hapur për të rithemeluar këtë marrëdhënie, por në të njëjtën kohë marrëdhënia jonë me Serbinë nuk duhet ta kërcënojë askënd tjetër. Ne vazhdojmë të kemi partneritete të forta strategjike me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, dhe në të njëjtën kohë duam marrëdhënie të njëjtë me Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën. Pra, ne duam që Serbia të jetë më fuqishëm e vendosur brenda komunitetin me miq që ShBA ka në Evropë”, tha Gabriel Escobar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …