Në Mal të Zi kanë përfunduar votimet për zgjedhjet parlametare dhe sipas rezultateve preliminare, lëvizja centriste “Evropa Tani” që udhëhiqet nga Milojko Spajiç, ka fituar rreth 26 për qind të votave, 23 mandate në Kuvend. Koalicioni opozitar “Së bashku” i udhëhequr nga Partia e Demokratike Socialistëve, Socialdemokratët, Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve dhe Partia Liberale ka fituar rreth 23 për qind të votave (21 mandate), kurse koaliconi “Për të ardhmen e Malit të Zi” i udhëhequr nga Demokracia e Re Serbe rreth 15 për qind (14 mandate). Koaliconi “Guximi numërohet” i udhëhequr nga Demokratët e Aleksa Beçiçit dhe Lëvizja Qytetare URA e kryeministrit në detyrë Dritan Abazoviç ka arritur të fitojë rreth 13 për qind (12 mandate). Nga 81 vende deputetësh nga sa numëron Kuvendi i Malit të Zi, në zgjedhje fituan edhe dy lista të shqiptarëve. Forumi Shqiptar i udhëhequr nga Nik Gjeloshaj ka arritur të fitojë rreth 2 për qind të votave (2 mandate), ndërsa Aleanca për Shqiptarët e Genci Nimanbegut ka fituar rreth 1.5 për qind (1 mandat).
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale refuzon kërkesën e Pjetër Shalës për mosparaqitje në seancën e shpalljes së Urdhrit për Zhdëmtim
Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes për të lejuar …