Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Gëzuar dita e çlirimit “të gjithëve “, ju që nuk i vlerësoni luftëtarët e gjallë, e dimë mirë që as gjakun e derdhur për këto ditë nuk e vlerësoni

Komandanti i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të UÇK-së, të Zonës Operative të Dukagjinit  gjatë luftës,  Pren Marashi, ka uruar për Ditën e Çlirimit, me ç’rast ka shkruar: Gëzuar dita e çlirimit “të gjithëve “, ju që nuk i vlerësoni luftëtarët e gjallë, e dimë mirë që as gjakun e derdhur për këto ditë nuk e vlerësoni, ne jemi krenarë për kontributin tonë “të vogël”, e ju nëse keni ndërgjegje, mendoni pak se nga erdhi liria të cilën  po e zhvatni sot?!”

Ata që mendojnë se pa UÇK-në dhe luftën e saj liria do të vinte, le të mbajnë mbi kurriz barrën e frikacakëve dhe të ikanakëve, por edhe  le ta gēzojnë lirinë për të cilën të tjerët derdhen gjakun,edhe pse  kurrë nuk do ua harrojmë tradhtinë as fyerjet qe na i bejnë për pushtet e  karrikë!

Lavdi Dëshmorëve të Kombit,nderë dhe respekt për luftëtarët e Lirisë!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …