Emisari i BE-së, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka deklaruar tensionet në mes të dyja vendeve, ende janë të larta. Ai rrëfeu se së bashku emisari amerikan, Gabriel Escobar, kanë shpresuar për më shumë rezultate gjatë vizitës së tyre në Beograd e në Prishtinë. Qëllimi i udhëtimit ishte adresimi i situatës së tensionuar në veri të Kosovës dhe eksplorimi i mundësive për një zgjidhje politike. Lajçak tha se ata shprehën shqetësimet e tyre për situatën e krijuar dhe theksuan urgjencën për shtensionim të situatës. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përveç shtendosjes të menjëhershme të gjendjes, u kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme në veri, me pjesëmarrjen e serbëve që jetojnë në atë pjesë të Kosovës dhe kthimin e palëve në dialog për normalizimim të raporteve. Këto pika u përsëritën gjatë takimeve të tyre me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë. Pas një ndalese të shkurtër në Takimin Vjetor të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë në Stokholm, ku pata rastin të bisedoj me një numër njerëzish nga Evropa dhe Amerika, tani jam kthyer në Bruksel për të informuar BE-në dhe Shtetet Anëtare mbi gjetjet e mia dhe hapat e ardhshëm. Ne vazhdojmë përpjekjet tona për të mundësuar dhe mbështetur një zgjidhje të qëndrueshme politike”, ka shkruar me këtë rast, emisari i BE-së, Mirosllav Lajçak.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …