leoni

Aleanca ushtarake Veriatlantike sot ka filluar stërvitjen më të madhe ajrore të mbajtur ndonjëherë, në Evropë

Aleanca ushtarake Veriatlantike sot ka filluar stërvitjen më të madhe ajrore, që ka mbajtur  ndonjëherë në Evropë, me qëllim për të shfaqur unitetin drejt partnerëve dhe ndaj kërcënimeve të mundshme, sikurse është Rusia. Në stërvitjet “Air Defender 23”, që udhëhiqen nga Gjermania, do të përfshihen rreth 250 avionë luftarakë nga 25 shtete të NATO-s dhe shtetet partnere, përfshirë Japoninë dhe Suedinë. Stërvitjet do të zgjasin deri më 23 qershor. Deri në 10.000 ushtarë marrin pjesë në stërvitjet që kanë për synim të rrisin ndërveprimin dhe gatishmërinë për t’u mbrojtur ndaj sulmeve me dronë dhe raketa, në rast të ndonjë sulmi brenda territorit të NATO-s. Mesazhi i rëndësishëm që po dërgojnë është se ne mund të mbrojmë veten”, tha gjenerallejtënant, Ingo Gerhartz. Stërvitjet “Air Defender” u krijuan më 2018 si pjesë e përgjigjes ndaj aneksimit të Rusisë të gadishullit ukrainas të Krimesë, edhe pse Gerhartz insistoi se ky më nuk është synimi, raporton (REL).

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …